Deputetja e NISMA-s nuk beson se ka dështuar mundësia e Limajt për t’u bërë kryekuvendar
Deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku është deklaruar para se të filloj seanca e 27-të e konstituimit të Kosovës. Ajo ka thënë se nuk ka pas takim tjetër mes Limajt e Kurtit përveç atyre që janë bërë publike. Izmaku ka folur edhe në lidhje me propozimin e VV-së për ti mbajtur dy palë zgjedhjet në një…

Lajme
Deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku është deklaruar para se të filloj seanca e 27-të e konstituimit të Kosovës.
Ajo ka thënë se nuk ka pas takim tjetër mes Limajt e Kurtit përveç atyre që janë bërë publike.
Izmaku ka folur edhe në lidhje me propozimin e VV-së për ti mbajtur dy palë zgjedhjet në një datë.
“Nuk mund të paragjykoj sepse është vetëm një propozim i një partie politike, por nuk mendoj që ka qenë as e ndërtuar si një ide, duket se është e pamundur në këto rrethana. Ne kemi një problem tjetër aktual, edhe këtë propozim do ta zgjidhnim sigurisht kushtet dhe konditat e Kushtetueses. Në këtë moment është e pamundur”, ka thënë Izmaku.
Ajo është pyetur nga gazetarët nëse ka dështuar “marrëveshja gjentelmene” e Kurtit dhe Limajt për t’u bërë Limaj kryekuvendar, e për këtë ajo ka thënë se nuk beson të ketë ndodhur.
N”uk e besoj se ka dështuar pres të ketë një zgjidhje, ne jemi deputet dhe për atë jam këtu me pas një zgjidhje”, ka thënë Izmaku. /Lajmi.net/