Deputetja e Listës Guxo s’lodhet fare për shkrimin e Bashës anti-UÇK: Është çështje personale e tij, nuk e kam lexuar

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se shkrimi i Dimal Bashës për çështjen e UÇK-së është çështje e tij. Madje, tha se as nuk e ka lexuar. “Ajo është çështje shumë personale e z.Basha, në të cilën unë nuk jam në dijeni për detajet, ka pasur deklaratë për detajet e përmbajtjen. Nuk e…

Lajme

24/09/2025 08:42

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se shkrimi i Dimal Bashës për çështjen e UÇK-së është çështje e tij.

Madje, tha se as nuk e ka lexuar.

“Ajo është çështje shumë personale e z.Basha, në të cilën unë nuk jam në dijeni për detajet, ka pasur deklaratë për detajet e përmbajtjen. Nuk e kam lexuar, sepse mendoj që është shumë personale e kontekstit dhe rrethanave të tij”, tha ajo në Klan Kosova.