Deputeti Thaçi: Këta s’e kanë problem me Listën Serbe, por me Kurtin- të shkojmë në zgjedhje, aty qytetari do t’ua tregojë vendin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi është deklaruar pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme në ora 11:00. Ai deklaroi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, e që sipas tij janë deputetët e Kuvendit të Kosovës që s’e kanë problem Listën Serbe, por Albin Kurtin. “Derisa në këtë Kuvend ka deputet shqiptarë që thonë se…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi është deklaruar pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme në ora 11:00.
Ai deklaroi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, e që sipas tij janë deputetët e Kuvendit të Kosovës që s’e kanë problem Listën Serbe, por Albin Kurtin.
“Derisa në këtë Kuvend ka deputet shqiptarë që thonë se nuk e kanë problem me Listën Serbe, por me kryeministrin Albin Kurti për mu fatkeqësisht dhe për qytetarët mendoj se e vetmja zgjedhje janë zgjedhjet. Me këtë mentalitet të deputetëve, me të vërtet është për keqardhje prandaj ju them me përgjegjësi të plotë shihemi në zgjedhje, do ta shikojnë e qytetarët do t’ua tregojnë vendin këtyre që po i bllokojnë institucionet e Kosovës”deklaroi ai.
I pyetur nëse do të arrihet që së paku të zgjidhet çështja e buxhetit në seancën e parë, ai deklaroi se tanimë deklarimet e partive politike janë publike.
“Të gjitha deklarimet janë publike nga të gjithë subjektet politike, po shihet qartë se e kanë problemin me qeverinë e Kosovës e jo me ata që kanë sulmu shtetin, mediat në veri të vendit. Pra janë me Listën Serbe e nuk janë me Vetëvendosjen e kryeministrin në këtë rast”./Lajmi.net/