Deputeti shqiptar në Zvicër: Kur djali i Donald Trump e riposton deklaratën e Richard Grenell, duhet marrë seriozisht

Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit në Zvicër Korab Rashiti, ka reaguar pasi djali i presidentit amerikan, Donald Trump, shpërndau dje shkrimin e Richard Grenell, që përmbante kritika të drejtëpërdrejta ndaj kryeministrit Albin Kurti. Rashiti tha se ky fakt duhet të merret shumë seriozisht, pasi sipas tij, administrata Trump nuk bën shaka me lëvizjet e…

Lajme

06/02/2025 13:36

Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit në Zvicër Korab Rashiti, ka reaguar pasi djali i presidentit amerikan, Donald Trump, shpërndau dje shkrimin e Richard Grenell, që përmbante kritika të drejtëpërdrejta ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Rashiti tha se ky fakt duhet të merret shumë seriozisht, pasi sipas tij, administrata Trump nuk bën shaka me lëvizjet e ekstremit të majtë, duke përmendur kështu rastin e Elon Musk në Gjermani.

Sipas Rashitit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë vendimtare për të ardhmen e vendit, teksa shtoi se duhet një qeveri e unitetit kombëtar për të ardhmen gjeopolitike të Kosovës. /Lajmi.net/