Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit: Në rast se Limaj voton qeverinë Kurti do ti jap fund politikës bashkë me partinë e tij

Sot nga ora 12:00, pritet të filloj seanca e kuvendit për konstituimin e kuvendit. Kjo u bë e ditur dje në një njoftim të postuar në faqen e Kuvendit të Kosovës. Dy ditë më parë, Kuvendi dështoi t’i verifikonte mandatet e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Opozita e deritashme tha se votoi…

Lajme

17/04/2025 11:19

Sot nga ora 12:00, pritet të filloj seanca e kuvendit për konstituimin e kuvendit.

Kjo u bë e ditur dje në një njoftim të postuar në faqen e Kuvendit të Kosovës.

Dy ditë më parë, Kuvendi dështoi t’i verifikonte mandatet e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Opozita e deritashme tha se votoi kundër me pretekstin se kryeministri dhe ministrat, duan të marrin post të deputetit “ende pa dhënë dorëheqje”.

Një ndryshim ishte tek Nisma ku tre deputetët e zgjedhur votuan për të formuar qeverinë Kurti.

Lidhur me këtë vendim të deputetëve ka reaguar Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit .

Sipas Rashitit në rast se tre deputetët e Nismas do të votojnë për formimin e qeverisë Kurti atëherë i pari i NIsmas Fatmir Limaj do të djeg kartat.

Siç thekson Rashiti me këtë veprim Limaj do t’i jepte fund politikës bashkë me partinë e tij.

“Nëse 3 deputetët e NISMËS e votojnë një qeveri Kurti, atëherë Fatmir Limaj i djeg krejt kartat dhe i jep fund politikës bashkë me partinë e tij, që s’ka me ekzistu më përbrenda 4 viteve”, ka shkruar Rashiti. /Lajmi.net/