Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit kritikon Kurtin: Politika e tij rrezik serioz për Kosovën

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka dërguar një mesazh për qytetarët me nënshtetësi të dyfishtë zvicerane dhe kosovare, duke shprehur shqetësime për qeverisjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.   “Albin Kurti përfaqëson një politikë  nacional-socialiste dhe paraqet rrezik serioz për Kosovën”, thuhet në mesazhin e tij në Facebook.   Sipas Rashitit, udhëheqja…

Lajme

10/01/2025 12:29

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka dërguar një mesazh për qytetarët me nënshtetësi të dyfishtë zvicerane dhe kosovare, duke shprehur shqetësime për qeverisjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

 

“Albin Kurti përfaqëson një politikë  nacional-socialiste dhe paraqet rrezik serioz për Kosovën”, thuhet në mesazhin e tij në Facebook.

 

Sipas Rashitit, udhëheqja e Kurtit ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Po ashtu ai, nënvizon rëndësinë e sfidimit të dogmave dhe gënjeshtrave për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën.