Deputeti serb publikon pamjet: Vuçiq ka stacionuar snajperistët tek çatia e Kuvendit

Të hënën që lamë pas në Parlamentin e Serbisë pati një situatë mjaftë të rrezikshme. Aty deputetët e ministrat u shanë, u përplasën e u rrahën me njëri-tjetrin. E situatë aspak më e mirë nuk është as këto ditë. Pas kaosit që ishte të hënën, deputetët e Kuvendit të Serbisë sot janë mbledhur përsëri. Të…

Lajme

27/11/2024 11:16

Të hënën që lamë pas në Parlamentin e Serbisë pati një situatë mjaftë të rrezikshme.

Aty deputetët e ministrat u shanë, u përplasën e u rrahën me njëri-tjetrin.

E situatë aspak më e mirë nuk është as këto ditë.

Pas kaosit që ishte të hënën, deputetët e Kuvendit të Serbisë sot janë mbledhur përsëri.

Të njëjtit pritet që të votojnë për buxhetin e shtetit për vitin 2025.

Por në këtë seancë nuk do të marrë pjesë opozita.

E dicak aspak e zkaonshme po ndodh jashtë objektit të Kuvendti të Beogradit.

Deputeti serb, Srgjan Milivojeviq ka publikuar footgrafi të snajperistëve në këtë ndërtesë.

“Kur Çaushesku dërgoi snajperë në çatinë e Parlamentit rumun, kjo shënoi fundin e mbretërimit të tij të terrorit dhe tiranisë. Vuçiq dhe Ana Brnabiq, sot kanë dërguar snajperë në kupolën e Kuvendit. Ju nuk keni aq plumba sa ka lirinë tek ne! As një hap prapa! Poshtë tirani! Rroftë Serbia e lirë!”, ka shkruar deputeti serb./Lajmi.net/