Deputeti i VV-së për Përparim Ramën: Shpresoj që sa më parë të përfundojë në burg

Deputeti i LVV, Egzon Azemi, ka thënë se shpreson që ta shohë sa më shpejt në burg kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Sipas tij, intervistimi i Përparim Ramës nga Prokuroria Speciale lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit” është i vonuar. ”Shpresoj e besoj që sa më parë të përfundojë në burg z. Rama”, ka thënë…

Lajme

30/10/2026 19:33

Deputeti i LVV, Egzon Azemi, ka thënë se shpreson që ta shohë sa më shpejt në burg kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas tij, intervistimi i Përparim Ramës nga Prokuroria Speciale lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit” është i vonuar.

”Shpresoj e besoj që sa më parë të përfundojë në burg z. Rama”, ka thënë Azemi në Frontal.

Sipas Azemit, Rama i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prishtinës.