Deputeti i VV-së ngatërron Haxhiun me Osmanin, dikush nga salla i thotë “kanë me të mytë që ke gabu”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, tentoi që të përshëndes të pranishmit gjatë nisjes së fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit. Ai nisi me përmendjen e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, duke përmendure dhe funksionin e saj si u.d e presidentes së vendit. Në këtë moment ai ngatërroi emrat, ku në emër…

Lajme

10/04/2026 12:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, tentoi që të përshëndes të pranishmit gjatë nisjes së fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit.

Ai nisi me përmendjen e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, duke përmendure dhe funksionin e saj si u.d e presidentes së vendit.

Në këtë moment ai ngatërroi emrat, ku në emër të Albulena Haxhiut, Haliti tha Vjosa Osmani.

“E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese  e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.

E ky gabim i tij u përcjell me shumë të qeshura në Kuvend, derisa nga deputetët opozitarë dikush tha: O kanë me të mytë që ke gabu.

Haliti pak i stresuar më pas e korrigjoi duke thënë: “Ish-presidente”./Lajmi.net/