Deputeti i VV-së nga Malisheva “godet” Limajn për postin e kryeparlamentarit: Nuk e meritoni, nuk ju takon, nuk do ta keni
Çdo herë e më shumë po dalin zëra kundërshtues brenda VV-së që pozita e kryeparlamentarit t’i jepet kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. I fundit që ka dal publikisht kundër është deputeti i VV-së nga Malisheva, Valon Hoti, shkruan lajmi.net Ai në një postim të shkurtër ka thënë se ky post nuk i takon dhe…

Lajme
Çdo herë e më shumë po dalin zëra kundërshtues brenda VV-së që pozita e kryeparlamentarit t’i jepet kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
I fundit që ka dal publikisht kundër është deputeti i VV-së nga Malisheva, Valon Hoti, shkruan lajmi.net
Ai në një postim të shkurtër ka thënë se ky post nuk i takon dhe nuk do ta ketë Limaj.
“I dyti dhe i treti që bashkë s’bëjnë sa i pari, thonë që t’i merret e drejta të parit, kurse më pak se gjysma e të katërtit kërkon që ta marr për veti postin e Kryeparlamentarit. Nuk e meritoni, nuk ju takon, nuk do ta keni.”, tha Hoti në postimin e tij./lajmi.net/