Deputeti i VV-së e pranon që dje nuk i patën numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë: Po përpiqemi t’i sigurojmë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partia e tij është në proces aktiv për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, kjo do të ndodhë patjetër dhe pa asnjë dilemë. “LVV është në përpjekje e…

Lajme

16/04/2025 08:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partia e tij është në proces aktiv për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, kjo do të ndodhë patjetër dhe pa asnjë dilemë.

“LVV është në përpjekje e sipër për t’i siguruar numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë. Që do t’i sigurojë, nuk kam asnjë dilemë,” deklaroi Rexhaj për frontonline.

Ai kritikoi ashpër opozitën dhe Listën Serbe për mos votimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, një hap procedural i domosdoshëm për funksionalizimin e Kuvendit.