Deputeti i PDK-së thotë se e voton Limajn për kryetar të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Jakup Nura, ka thënë se do të votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se lideri i Nisma Socialdemokrate është më i devotshëm sesa gjysma e deputetëve të LVV-së. Nura duke hyrë në objektin e Kuvendit, në përpjekjen e 51-të për konstituimin e legjislaturës së…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Jakup Nura, ka thënë se do të votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se lideri i Nisma Socialdemokrate është më i devotshëm sesa gjysma e deputetëve të LVV-së.
Nura duke hyrë në objektin e Kuvendit, në përpjekjen e 51-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të votojnë për kryeparlamentar asnjë deputet të LVV-së i cili ka qenë anëtarë i kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kandidaten e tanishme të LVV-së, Albulena Haxhiu.
“PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se ai është më i devotshëm dhe ka dinjitet se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim se vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do të e meritonte votën e PDK-së”, tha ai.