Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Pak para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës ndau 26 milionë euro për studentët, duke thënë se secili prej tyre do të përfitojë 100 euro. Kjo nga shumëkush u pa si instrumentalizim i buxhetit shtetëror për zgjedhje, por ato para ende s’kanë dalë. Për mosekzekutimin e këtyre 100 eurove reagoi edhe…

Lajme

23/10/2025 10:33

Pak para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës ndau 26 milionë euro për studentët, duke thënë se secili prej tyre do të përfitojë 100 euro. Kjo nga shumëkush u pa si instrumentalizim i buxhetit shtetëror për zgjedhje, por ato para ende s’kanë dalë.

Për mosekzekutimin e këtyre 100 eurove reagoi edhe deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri i cili tha se ekzekutimi i tyre do të bëhet afër balotazhit i cili pritet të mbahet më 9 shkurt.

“Qeveria ende nuk i ka ekzekutuar 100 eurot për studentët. Mbajeni në mend ato do të dalin pak ditë para balotazhit”, shkroi Guri në Facebook.

Derisa ende nuk dihet se kur pritet të bëhet ekzekutimi i tyre. /Lajmi.net/