Deputeti i LDK-së mbështet veprimet e Qeverisë për rrënimin e vilave në Ujman
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetje ndaj rrënimit të vilave përreth Liqenit të Ujmanit të cilat ishin ndërtuar në pronën e ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”. Aksioni u zhvillua nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit dhe u asistua nga Policia e Kosovës. Sadiku ka thënë se mbështet edhe Komunën…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetje ndaj rrënimit të vilave përreth Liqenit të Ujmanit të cilat ishin ndërtuar në pronën e ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.
Aksioni u zhvillua nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit dhe u asistua nga Policia e Kosovës.
Sadiku ka thënë se mbështet edhe Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.
“Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit. Po ashtu, përkrahje e plotë edhe për Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale”, ka shkruar Sadiku në Facebook.