Deputeti i LDK-së Besian Mustafa kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kërkuar shtyrje për analizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që priten të votohen, duke theksuar se futja e tyre në rendin e ditës në këtë formë procedurale është e parakohshme. “Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë. Të martën është…
Lajme
Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kërkuar shtyrje për analizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që priten të votohen, duke theksuar se futja e tyre në rendin e ditës në këtë formë procedurale është e parakohshme.
“Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë. Të martën është ftuar Komisioni për Buxhet për të mërkurën dhe menjëherë, të enjten, po tentohet që këto pika të futen në rend të ditës. Parimisht jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të kenë kohë që t’i analizojnë dhe të arrijmë tek një qëndrim i përbashkët. Prandaj, ne nuk i përkrahim përfshirjen e tyre në rendin e ditës në këtë procedurë”, tha Mustafa.
Ky qëndrim vjen në kohën kur shqyrtimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ka ngjallur debate mes partive parlamentare për mënyrën dhe kohën e procedurës. /Lajmi.net/