Deputeti i LDK ka një kërkesë për deputetet e Kuvendit – pagën e 13 ta ndajmë për fëmijët me autizëm
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë një thirrje publike për kolegët e tij në Kuvend që të kontribuojnë financiarisht për fëmijët me autizëm. Në një postim, ai ka kritikuar faktin që deputetët kanë përfituar pagën e 13-të, pavarësisht se Kuvendi, sipas tij, nuk ka qenë aktiv sa duhet gjatë kësaj periudhe.…
Lajme
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë një thirrje publike për kolegët e tij në Kuvend që të kontribuojnë financiarisht për fëmijët me autizëm.
Në një postim, ai ka kritikuar faktin që deputetët kanë përfituar pagën e 13-të, pavarësisht se Kuvendi, sipas tij, nuk ka qenë aktiv sa duhet gjatë kësaj periudhe.
Sadiku ka propozuar që secili deputet të ndajë nga 500 deri në 1000 euro nga kjo pagë, duke theksuar se në një vend ku qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, një veprim i tillë do të kishte vlerë të madhe.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar deputetë
Si deputet i ri, nuk dua ta luj rolin e protagonistit politik por gjithashtu dua ta bëj një propozim
Edhepse kuvendi ska qenë aktiv si duhet këtë periudhë, 2025 deri sot, deputetët kanë marrë rrogën e 13-të!
Në një vend ku njerëzit luftojnë çdo ditë për jetesë, kjo nuk ka as logjikë, as ndjeshmëri. Një vend që mbështetet tek sektori privat, i njejti ska marre rrogen e 13te!
Prandaj, propozoj: secili deputet i republikës ti japë nga 500 – 1000€ nga kjo rrogë.
Nesër është dita e fëmijëve me autizëm.
Për ne është pak, për ta ka shumë vlerë.
Së bashku mund të bëjmë mbi 50,000€
Sepse politika fillon me njerëzinë.
Unë nuk e kam marrë rrogën e 13të por do të kontriboj me të njejtën shumë.