Deputeti Haxhiu propozon kthimin e dënimit me vdekje: Unë them se PO

Pas ngjarjes tragjike në Prishtinë, ku një 11 vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë meshkuj për orë të tëra, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Haxhiu madje është shprehur edhe pro zbatimit të dënimit me vdekje, pas raportimeve për dhunimin e të miturës. Kamishi ka parashtruar një pyetje në mënyrë…

Lajme

29/08/2022 22:57

Pas ngjarjes tragjike në Prishtinë, ku një 11 vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë meshkuj për orë të tëra, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu madje është shprehur edhe pro zbatimit të dënimit me vdekje, pas raportimeve për dhunimin e të miturës.

Kamishi ka parashtruar një pyetje në mënyrë retorike, të cilës i është përgjigjur edhe vetë ai.

“Pas rastit makabër ndaj vajzës 11 vjeçare. Pytja është: A duhet të  kthehet dënimi me vdekje? Unë them se PO”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, edukimi dhe emancipimi i fëmijëve pa dallim gjinie në familje e në shkolla, është baza e një shoqërie të shëndoshë./Lajmi.net/