​Deputeti Guri ironizon me Dalipin, vesh maicen me mbishkrimin “Fat familjarëve”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri iu ka bashkuar ironisë që po bëhet në rrjetet sociale ndaj Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se vëllai i tij, ka vendos para me provuar fatin në tregun e liberalizuar të energjisë. I njëjti ka aplikuar edhe…

Lajme

31/05/2025 11:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri iu ka bashkuar ironisë që po bëhet në rrjetet sociale ndaj Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se vëllai i tij, ka vendos para me provuar fatin në tregun e liberalizuar të energjisë.

I njëjti ka aplikuar edhe për licencë për tregtimin me energji elektrike.

Ndërkohë në seancën e sotme, deputeti i LDK-së iu ka bashkuar ironisë që po bëhet me urimin fat familjarëve.