Deputetët nisin të mblidhen në sallën plenare -Albulena Haxhiu pritet që sërish të propozohet për kryeparlamentare
Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit veçse kanë filluar të mblidhen në kuadër të g rupeve të tyre parlamentare. Në sallën plenare tanimë kanë arritur një numër i konsiderueshëm i deputetëve. Nga PDK-ja ka një numër më të madh të deputetëve të pranishëm, derisa mungojnë shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Mbetet të…

Lajme
Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit veçse kanë filluar të mblidhen në kuadër të g rupeve të tyre parlamentare.
Në sallën plenare tanimë kanë arritur një numër i konsiderueshëm i deputetëve.
Nga PDK-ja ka një numër më të madh të deputetëve të pranishëm, derisa mungojnë shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbetet të shihet nëse në seancën e sotme do të arrihet të bëhet konstituimi i Kuvendit- pasi nga seancat e kaluara është arritur vetëm betimi i deputetëve.
Lëvizja Vetëvendosje veçse ka konfirmuar se në seancën e sotme do të propozohet sërish Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, emër ky që në seancën e kaluar mori veç 57 vota derisa PKD, LDK dhe AAK nuk e votuan ndërsa nga Nisma socialdemokrate pati abstenim.
Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Në rast se Kuvendi konstituohet sot në përpjekjen e katërt, atëherë do të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re./Lajmi.net/