Deputetët mblidhen në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin
Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në ora 10:00, për të vazhduar me temën e vetme që është në rend të ditës, atë të projektligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës për vitin 2026. Vazhdimi i seancës bëhet sot për shkak që të premten opozita kundërshtuan votimin për…
Lajme
Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në ora 10:00, për të vazhduar me temën e vetme që është në rend të ditës, atë të projektligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës për vitin 2026.
Vazhdimi i seancës bëhet sot për shkak që të premten opozita kundërshtuan votimin për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, duke kërkuar minimumi tre ditë afat për ta analizuar buxhetin prej 4 miliardë euro.
Buxheti i propozuar për vitin 2026 kap vlerën prej 4 miliardë eurosh. Nga shuma totale prej 3.955.595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere.
Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro, kurse shpenzimet komunale mbi 35 milionë euro.