Deputetët mblidhen edhe nesër- 24 përpjekje radhazi, pa asnjë rezultat për konstitium
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër sërish. Tentimet e vazhdueshme për të zgjidhur ngërçin politik e institucional të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të vazhdojë edhe nesër. Në njoftimin për media theksohet se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10:30, transmeton lajmi.net. Pavarësisht 23 seanca në përpjekje për të…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër sërish.
Tentimet e vazhdueshme për të zgjidhur ngërçin politik e institucional të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të vazhdojë edhe nesër.
Në njoftimin për media theksohet se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10:30, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht 23 seanca në përpjekje për të konstituar kuvendin, asgjë nuk është arritur.
Njësoj situate pritet të jetë edhe nesër pasi nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndryshohet kërkesa që partitë politike të propozojnë emrat e tyre për anëtarë të komisionit të fshehtë./Lajmi.net/