​Deputetët ia mësyjnë sot Kuvendit për herë të 29

Vazhdimi i njëzetenëntë (29) i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 11:00. Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive qysh nga data 15 prill kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Vazhdimet e seancës konstituive nuk…

Lajme

09/06/2025 08:22

Vazhdimi i njëzetenëntë (29) i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 11:00.

Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive qysh nga data 15 prill kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Vazhdimet e seancës konstituive nuk po zgjasin shumë, pasi tentimi i tri partive Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë po dështon në votim.

Tentimi për votim të fshehtë nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa vjen pasi Albulena Haxhiu gjashtë herë ka dështuar të merr gjashtëdhjetenjë (61) votat e nevojshme.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA janë kundër Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe po ashtu kundër votimit të fshehtë që po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtueses mënyrën e votimit të fshehtë.