Deputetët flasin për të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, Slavko Simiq e lëshon mbledhjen

Deputetët janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen e radhës në kuadër të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ku po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Në këtë komision , deputetët diskutojnë edhe për dërgimin e trupave të FSK-së në Gaza,…

Lajme

14/04/2026 10:37

Deputetët janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen e radhës në kuadër të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ku po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Në këtë komision , deputetët diskutojnë edhe për dërgimin e trupave të FSK-së në Gaza, ashtu siç edhe parashihet me zotimin e dhënë në “Bordin e Paqes”.

E sapo ka nisur kjo mbledhje me të filluar diskutimi mbi këtë çështje, deputeti serb, Slavko Simiq është larguar nga salla.

Deputeti i Listës Serbe Simiq nuk arriti që të durojë të dëgjojë derisa flitet për arritjet e FSK-së./Lajmi.net/