Deputetët e VV-së vonohen, Haradinaj nervozohet: Po fillojmë na me seancë, deputetja më e re le ta fillojë seancën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nisjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ani pse të pranishëm në sallë plenare nuk janë deputetët nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje. Ai kërkoi që të nis seanca nga deputetja më e re në moshë, në mungesë të deputetit më të vjetër, kryesuesit të seancës,…

Lajme

21/04/2025 15:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nisjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ani pse të pranishëm në sallë plenare nuk janë deputetët nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Ai kërkoi që të nis seanca nga deputetja më e re në moshë, në mungesë të deputetit më të vjetër, kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

KosovaPress ka mësuar se aktualisht deputetët e zgjedhur të LVV-së janë duke mbajtur një takim në Grupin Parlamentar, para nisjes së seancës.

Edhe në tri seancat e kaluara konstituive, Vetëvendosje ishte vonuar me ardhjene deputetëtve në sallën plenare.

Më 19 prill është bërë betimi i deputetëve dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – si partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Në dy tentime radhazi, Haxhiu ka dështuar të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Ndërkaq, sot pritet që LVV-ja të vendosë edhe njëherë emrin e Haxhiut në votim.