Deputetët e VV-së pinë kafe në veri, por s’tregojnë se për qytetarët 4 komunave atje s’do të ketë shtrenjtim të rrymës

Qytetarët e Kosovës do të duhet të paguajnë fatura të shtrenjtuara të energjisë-elektrike që në fillim të muajit maj. 16.1% është rritja e çmimit të rrymës për kosovarët, por jo edhe për serbët në veri të vendit. Në katër komunat veriore nuk do të shtrenjtohet çmimi i rrymës. E kjo siç duket s’o u bën…

Lajme

29/04/2025 12:44

Qytetarët e Kosovës do të duhet të paguajnë fatura të shtrenjtuara të energjisë-elektrike që në fillim të muajit maj.

16.1% është rritja e çmimit të rrymës për kosovarët, por jo edhe për serbët në veri të vendit.

Në katër komunat veriore nuk do të shtrenjtohet çmimi i rrymës.

E kjo siç duket s’o u bën fort përshtypje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët zgjodhën që të pinë kafe mbrëmë pikërisht në sheshin e Mitrovicës.

“Pas një takimi pune, së bashku me bashkëpunëtorë vazhduam për kafe në sheshin e bukur të veriut të Mitrovicës”, ka shkruar deputeti Agim Bahtiri./Lajmi.net/