​Deputetët e Listës Serbe regjistrohen në Kuvend, por nuk tregojnë nëse do të marrin pjesë në seancën konstituive

Deputetët e Listës Serbe nuk janë deklaruar nëse do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe as nëse do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit si deputetë të rinj, ata kanë refuzuar të përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi…

Lajme

14/04/2025 09:53

Deputetët e Listës Serbe nuk janë deklaruar nëse do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe as nëse do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit si deputetë të rinj, ata kanë refuzuar të përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.

Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.