Deputetët e LDK-së presin në takim sindikatën e SBASHK-ut: Shqetësuese mbetet kontrata kolektive

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se bashkë me deputetët Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami kanë pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut. Gashi ka shkruar se një problem shqetësues mbetet kontrata kolektive, e cila, sipas tij, duhet të nënshruhet sa më shpejt ndërmjet qeverisë dhe sindikatave. “Lajmi i mirë nga ky takim…

Lajme

28/08/2024 13:11

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se bashkë me deputetët Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami kanë pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Gashi ka shkruar se një problem shqetësues mbetet kontrata kolektive, e cila, sipas tij, duhet të nënshruhet sa më shpejt ndërmjet qeverisë dhe sindikatave.

“Lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 Shtator. Megjithatë, problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë”, ka shkruar ndër të tjera Gashi.