Deputetët e Kosovës përkrahin produktet vendore dhe sigurojnë për cilësinë e tyre

Klubi i Prodhueseve të Kosovës së bashku me deputet të Republikës së Kosovës nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik sot vizituan marketin Plus Center.

Lajme

09/11/2018 14:02

Qëllimi i vizitës ishte njoftimi nga afër me zbatimin e Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit, në veçanti një pjesë të këtij ligji ku parashihet vendosja e flamujve të vendit të origjinës afër produkteve, e që ka për synim informimin më të mirë të qytetarëve me prejardhjen e produkteve.

Pronari i Plus Center, Sylejman Neziri, i falënderoi deputet e komisionit për zhvillim ekonomik për vizitën dhe i njoftoj për problemet me të cilat janë ballafaquar deri më tani. Ai njëkohësisht shprehu kënaqësinë e zbatimit të këtij ligjit, posaçërisht vendosjen e flamujve pranë produkteve, ku tha që kjo masë është dashur të ndërmerret shumë më herët, transmeton lajmi.net. 

Deputetja, Sala Berisha Shala e falënderoi për mirëpritje dhe për iniciativën e vendosjes së flamujve, edhe pse neni që i obligon shitësit të vendosin flamujt do të filloi së zbatuari në fund të dhjetorit të këtij viti. Ajo po ashtu ftojë qytetarët që të konsumojë prodhime vendore, duke i siguruar për kualitetin e tyre.

Deputet vazhduan vizitën e tyre edhe në Oxa Group, në fabrikën e përpunimit Tefik Çanga, ku u njoftuan me procesin dhe sfidat e prodhimit. Naser Hoxha, pronar i Oxa Group tregoi për konkurrencën jolojale dhe sfidat e prodhimit në Kosovë.

Deputet i morën parasysh këto probleme dhe ofruan mbështetjen e Komisionit për Zhvillim ekonomik në shqyrtimin e tyre dhe siguruan në mbështetjen e vazhdueshme për zhvillim të sektorit të prodhimit. /Lajmi.net/