Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë zhvilluan ndeshje futbolli sot në stadiumin e Hajvalisë

Deputetët e Kosovës së bashku me deputetët e Parlamentit të Shqipërisë zhvilluan një ndeshje futbollistike. E gjithë kjo me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. “Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, zhvilluam një ndeshje futbollistike me…

Lajme

30/06/2024 22:34

Deputetët e Kosovës së bashku me deputetët e Parlamentit të Shqipërisë zhvilluan një ndeshje futbollistike.

E gjithë kjo me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

“Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, zhvilluam një ndeshje futbollistike me vëllezërit tanë, me deputetët e Parlamentit të Shqipërisë. Edhe pse rezultati nuk kishte fare rëndësi, një gol i imi, e mbylli ndeshjen në të mirë të Kosovës. Parlamenti i Kosovës 5 : 0 Parlamenti i Shqipërisë,” shkruan Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj.