Depresioni është po aq vdekjeprurës sa obeziteti, hipertensioni dhe pirja e duhanit

Depresioni është aq vdekjeprurëse sa obeziteti: Pothuajse 1 në 5 sulme fatale të zemrës janë të shkaktuara nga gjendja e shëndetit mendor.

Lifestyle

18/01/2017 18:40

 

Depresioni është po aq e rrezikshme për zemrën si obeziteti dhe presioni i lartë i gjakut, ka zbuluar studimi i ri.

Të dhënat e reja nga një studim 10 vjeçar tregojnë se depresioni shkakton 15 për qind të arresteve kardiake, transmeton lajmi.net

Kjo është një përqindje shumë e madhe kur e dimë se 21 për qind e arresteve kardiake vinë nga obeziteti. Ekspertët paralajmërojnë se gjetjet janë me rëndësi jetike që t’i kushtohet rëndësi më shumë shëndetit mendor, ngase rreth 350 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni sipas OBSH.

“Nuk ka dyshim se depresioni është fajtor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare,” tha autori kryesor i studimit, Professor Karl-Heniz Ladwig, nga Universiteti Teknik i Mynihut.

“Çështja tani është se cila është lidhja mes depresionit dhe rrezikut të faktorëve të tjerë si konsumi i duhanit, nivelet e larta të kolesterolit, obeziteti dhe hipertesioni?

Për të vlerësuar rreziqet, ekipi i Dr.Ladwig ka analizuar të dhënat nga 3,428 pacientë meshkuj të moshës 45 – 74 vjeç për 10 vjet.

Ata vlerësuan ndikimin e depresionit në zemër, duke e krahasuar me katër faktorët e rrezikut më të zakonshëm, të cekur më lartë.

Gjatë periudhës së studimit, 557 njerëz vdiqën – 269 prej tyre nga sëmundjet e zemrës. Rezultatet e tyre treguan se depresioni ishte shkaku kryesor i 15 për qind të vdekjeve.

Ndërsa shkaqet tjera kryesore si hipertensioni, pirja e duhanit shkaktuan vdekje në mes 8.4 dhe 31 për qind të rasteve.

Studiuesit kanë tërhekur vërejtjen se duhet të i kushtohet më shumë rëndësi shëndetit mendor duke marrë parasysh ndërlidhjen me shëndetin e përgjithshëm./Lajmi.net/