Deponohen 2 mijë euro të falsifikuara në një bankë në Ferizaj

Një rast i falsifikimit të parave është raportuar në Ferizaj. Sipas informacioneve të para nga banka thuhet se të njëjtit kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur…

Lajme

25/08/2026 09:04

Një rast i falsifikimit të parave është raportuar në Ferizaj.

Sipas informacioneve të para nga banka thuhet se të njëjtit kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori./Lajmi.net/