Departamenti i Shtetit sanksionin disa zyrtarë izraelitë, po pengojnë procesin e paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve

Departamenti i Shtetit, ka sanksionuar disa zyrtarë izraelitë që po pengojnë procesin e paqes dhe sigurisë për palestinezët dhe izraelitët. Ky departament tha se janë të përkushtuar që të përdorin të gjitha mjetet për të parandaluar dhunën ekstremiste kundër civilëve në Bregun Perëndimor. “Sanksionet e sotme ndaj individëve dhe subjekteve izraelite demonstrojnë përkushtimin tonë për…

Bota

14/03/2024 16:26

Departamenti i Shtetit, ka sanksionuar disa zyrtarë izraelitë që po pengojnë procesin e paqes dhe sigurisë për palestinezët dhe izraelitët.

Ky departament tha se janë të përkushtuar që të përdorin të gjitha mjetet për të parandaluar dhunën ekstremiste kundër civilëve në Bregun Perëndimor.

“Sanksionet e sotme ndaj individëve dhe subjekteve izraelite demonstrojnë përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë për palestinezët dhe izraelitët njësoj. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të parandaluar dhunën ekstremiste kundër civilëve në Bregun Perëndimor.”- tha Matthew Miller. /Lajmi.net/