“Kosova të rritë aftësitë për të ofruar siguri për veten dhe rajonin” – Departamenti i Mbrojtjes në SHBA i gatshëm për bashkëpunim

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA ka pritur javën e kaluar në Uashington, Ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Kosovës Ejup Maqedoncin, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga FSK. Në lidhje me këtë takim ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Përmes këtij postimi, ambasada tha se në këtë takim u bisedua për të…

Lajme

17/06/2025 16:23

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA ka pritur javën e kaluar në Uashington, Ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Kosovës Ejup Maqedoncin, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga FSK.

Në lidhje me këtë takim ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Përmes këtij postimi, ambasada tha se në këtë takim u bisedua për të rritur aftësinë e Kosovës për të ofruar siguri për veten dhe rajonin.

“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së priti javën e kaluar në Uashington Ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Kosovës, Ejup Maqedonci, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës për Konsultime Dypalëshe të Mbrojtjes, të hartuara për të rritur aftësinë e Kosovës për të ofruar siguri për veten dhe rajonin. Zhvillimi i një partneri të fortë sigurie siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe prosperitet që u sjell dobi të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Të dielën, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar se do të filloj përsëri të trajtoj çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se në mandatin e tij të parë, ka arritur të parandaloj një luftë mes këtyre dy shtetesh.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke shkuar drejt një përplasje të ashpër, siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt afatgjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. E ndalova atë (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish!)”, ka shkruar Trump në një postim.

Dihet se raportet e Qeverisë së Kosovës saktësisht Qeverisë Kurti, nuk ishin të mira me administratën Trump në mandatin e tij të parë.

Nga ambasada e SHBA-ve, në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Kosovës për formim sa më të shpejtë të institucioneve, pas dështimit të 33-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i ambasadës: