Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë zyrtari komunal i Istogut i akuzuar për shtytje në legalizim të rremë

Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënim me gjobë prej 1 mijë e 800 euro, ndaj të akuzuarit Lulzim Blakaj, tanimë për veprën penale shtytje në legalizim të përmbajtës së rremë, nga falsifikim i dokumentit zyrtarë. Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të hënën, kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri, raporton “Betimi për Drejtësi”. Fillimisht, Gjykata…

Lajme

02/12/2024 12:18

Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënim me gjobë prej 1 mijë e 800 euro, ndaj të akuzuarit Lulzim Blakaj, tanimë për veprën penale shtytje në legalizim të përmbajtës së rremë, nga falsifikim i dokumentit zyrtarë.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të hënën, kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, Gjykata të akuzuarit Blakaj i shqiptoi me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të akuzuarit dënimi i është zëvendësuar kthyer në dënim me gjobë në vlerë prej 1 mijë e 800 euro.

I akuzuari Blakaj kishte pranuar fajësinë pasi në seancën kur ishte dhënë fjala përfundimtare Prokuroria kishte ndrysho kualifikimin nga falsifikim i dokumentit zyrtar në shtytje në kryerjen e veprës penale legalizim i përmbajtjes së rremë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, më 31 korrik 2023, kishte shqiptuar dënim me tre vite burgim (së bashku) ndaj dy zyrtarëve komunal të Istogut, Lulzim Blakaj dhe Ismet Hasi, të akuzuar për korrupsion. Me këtë rast, Blakaj u dënua me një vit burgim efektiv, kurse Hasi me dy vite burgim efektiv.

Por, Apeli e ka kthyer në rigjykim rastin vetëm ndaj të akuzuarit Lulzim Blakaj, ndërsa sa i përket të akuzuarit Ismet Hasi, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është vërtetuar.

Ndryshe, më 20 shtator 2022, të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm kundrejt akuzës së Prokurorisë së Pejës. Ndërsa po në atë seancë, prokurorja Valbona Disha- Haxhosaj e ka  përmirësuar teknikisht cilësimin juridik të aktakuzës, duke iu referuar nenit 81 (vepra penale në vazhdimësi) të Kodit Penal të vitit 2013, sipas aplikimit të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale, duke e hequr “nenit 77 të Kodit të ri Penal”.

Sipas aktakuzës të ngritur më 21 shkurt 2021 nga Prokuroria Themelore në Pejë, i pandehuri Lulzim akuzohej se më 8 tetor 2020 në Istog, në dokumentin zyrtar të titulluar “Autorizim”, kishte shënuar të dhëna të rreme duke i vërtetuar edhe me vulë zyrtare, pasi që tani i ndjeri H.R dhe i pandehuri Blakaj me të kuptuar se për cilat raste janë duke u hetuar, i pandehuri kërkon nga zyrtari ligjor, dëshmitari Faton Bujupaj që të përpilojë dokumentin zyrtar “Autorizim”, i datës 18 prill 2018 dhe të njëjtin ta dërgojë tek ish-kryetari për nënshkrim, duke e urdhëruar të njëjtin që të hartojë këtë dokument kinse ka ekzistuar qysh në vitin 2018, me qëllim që t’i shmanget përgjegjësisë penale.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 427, par.1 të Kodit Penal.

I akuzuari Ismet Hasi akuzohej se në vazhdimësi kishte keqpërdor detyrën zyrtare, ashtu që më 5 tetor 2017, 24 tetor 2017 dhe 23 mars 2018, në cilësinë e udhëheqësit të Sektorit pranë Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Istogut, me qëllim të përfitimit për kompaninë “MaCon” dhe me pronar Gani Rugova dhe kompanisë “Te Aleni SHPK”, me pronar Fadil Dreshaj, ka nxjerrë vendim, përmes së cilit ka bërë ndërrimin e përhershëm të destimit të tokës bujqësore nga Mal i klasit të 3-të në tokë jopjellore.

Krejt kjo, thuhet se me qëllim të krijimit të mundësisë që kompania “MaCon” të shmang obligimin për t’u pajisë me pëlqim për ndërrimin e destimit të përkohshëm të pyllit ose tokës pyjore në tokë tjetër nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, si Institucion i vetëm në Republikën e Kosovës, kompetent sipas Ligjit për Tokës Bujqësore dhe Ligjit për Pyje të Kosovës për ndërrimin e destimit të tokës bujqësore

Me këtë, akuzohetj se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”, nga neni 422, par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 77, par.1, pika 1.3 të KPRK-së./