Denis Zakaria tregon pse zgjodhi Juventusin para Man Unitedit

Denis Zakaria ka dhënë komentet e tij lidhur me lëvizjen që bëri në ditën e fundit të merkatos.

Sport

07/02/2022 18:46

Mesfushori zviceran kaloi te Juventus nga skuadra e Borussia Monchengladbach, ndonëse interesim kishte edhe nga Man United.

Së fundmi, Zakaria ka treguar se çfarë e shtyu atë që të zgjedhtë skuadrën italiane, para United.

“Sepse Juventus është klubi që shfaqi dëshirën më të madhe për nënshkrimin tim. Janë disa gjëra që kanë të bëjnë me ndjenjat. Mund ta ndjesh mënyrën se si njerëzit të flasin, interesimin që njerëzit kanë për ty”, ka thënë Zakaria, transmeton lajmi.net.

“Edhe të tjera klube u qasën, por ishin më të rezervuar. Me Juven, shihej se kishte një interesim të menjëhershëm, me gjëra konkrete. Kjo bëri diferencën”, shtoi zvicerani.

Zakaria ka gjetur mbrëmë golin e parë me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’ në ndeshjen ndaj Verona./Lajmi.net/