Dënimi i Pleskoviqit për krime lufte, nëna e viktimave: Mi ka myt dy djem, 29 vjet i kanë pasë, pak janë 15 vjet
Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin për krime lufte në Kosovë. Pas seancës janë deklaruar nëna dhe motra e dy viktimave të Pleskoviqit. Nëna e dy viktimave tha se ka qenë Milloshi ai që i ka vrarë dy djemtë e saj. ‘‘Mi ka myt…

Lajme
Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin për krime lufte në Kosovë.
Pas seancës janë deklaruar nëna dhe motra e dy viktimave të Pleskoviqit.
Nëna e dy viktimave tha se ka qenë Milloshi ai që i ka vrarë dy djemtë e saj.
‘‘Mi ka myt dy djem Milloshi, 29 vjet i kanë pas’’, ka thënë ajo.
Ndërsa motra e viktimave tha se vendimi i gjykatës prej 15 viteve është shumë pak dhe se, Pleskoviq duhet të dënohet më shumë.
Ajo ka thënë edhe se i dënuar për krime lufte i ka njohur viktimat pasi që ka qenë në lagje me ta.
‘‘Ai mi ka myt vllaznit e mi, edhe pak është gjykata që e ka dënu, pak është, ato duhet përjetë se qeshtu po bëjnë edhe po shkojnë. Ai i ka ngjoftë vllaznit e mi, ai po paraqitet që s’i ka ngjoftë po qaty në mahall tonë janë kanë ata, ai është Milloshi. Pak është dënimi, shumë pak është dënimi. Ai mi ka masakruar vllaznit e mi. Pak është, shumë duhet. Nuk është që mi ka myt veç vllaznit e mi, ai i ka myt krejt edhe të Prizrenit që janë kanë. Krejt nanat po kajnë. Pak është kjo që e ka dhanë gjykata. I ka nxanë vllaznit e mi në mal, i ka myt edhe i ka masakruar’’, ka thënë ajo.