Dënimi i Murat Dernjanit me 20 vjet burgim, Ambasada Gjermane: Shembull bindës i bashkëpunimit gjermano-kosovar në sundimin e ligjit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka mirëpritur dënimin me vjet burgim të kosovarit Murat Dernjani për krime kundër njerëzimit në Irak e Siri. Ambasada gjermane tha se ky është moment tepër i rëndësishëm për drejtësinë kosovare dhe për inovacionin gjyqësor në Kosovë. “Për herë të parë, një dëshmi me video është pranuar si provë…

Lajme

07/07/2025 16:29

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka mirëpritur dënimin me vjet burgim të kosovarit Murat Dernjani për krime kundër njerëzimit në Irak e Siri.

Ambasada gjermane tha se ky është moment tepër i rëndësishëm për drejtësinë kosovare dhe për inovacionin gjyqësor në Kosovë.

“Për herë të parë, një dëshmi me video është pranuar si provë në një gjykim në Kosovë”, njoftoi ambasada, duke shtuar se ky përparim procedural ka mundësuar që të mbijetuar në Gjermani të dëshmojnë nga distanca, në ndjekje të drejtësisë.

“Kjo kontribuoi drejtpërdrejt në dënimin me 20 vjet burg të Murat Dernjanit, ish-anëtar i ‘Shtetit Islamik’, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit ndaj vajzave jazide në Siri dhe Irak”.

Vendimi, tha Ambasada Gjermani, “dërgon një mesazh të qartë: pandëshkueshmëria për krime të tilla nuk do të tolerohet – dhe drejtësia mund të vihet në vend përtej kufijve”.

Ky është edhe “shembull i fuqishëm i bashkëpunimit gjermano-kosovar në sundimin e ligjit, ku vlerat e përbashkëta takohen me ndikimin prakti”, tha ambasada.