Dëmtuan institucionet financiare me vlerë 300 mijë euro – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 32 personave
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare me vlerë 300 mijë euro. Sipas njoftimit, të akuzuar janë ngarkuar me veprat penale: Hyrja në sisteme kompjuterike, Falsifikimi i dokumenteve, Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit, transmeton lajmi.net. Nga…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare me vlerë 300 mijë euro.
Sipas njoftimit, të akuzuar janë ngarkuar me veprat penale: Hyrja në sisteme kompjuterike, Falsifikimi i dokumenteve, Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit, transmeton lajmi.net.
Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione financiare.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të intitiucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro
Prishtinë, 17 shtator 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve kemi ngritur aktakuzë kundër tridhjetë e dy (32) të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje Hyrja në sisteme kompjuterike’’ nga neni 327 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, Falsifikimi i dokumenteve, sipas nenit 390 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kryerja e veprave penale Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit’’, bazuar nga neni 301 par.2 lidhur me par.3. dhe nenin 77 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të natyrës financiare si dhe në mbrojtjen e interesit publik./lajmi.net/