Dëmtohet aparatura e rezonancës magnetike në Pejë, Prokuroria nis hetimet
Kanë nisur hetimet për dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikqi, ka theksuar se hetimet janë në fazën fillestare deri tani. “Me të pranuar informatën, Kryeprokurorja ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht ia ka proceduar rastin…

Lajme
Kanë nisur hetimet për dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Pejës.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikqi, ka theksuar se hetimet janë në fazën fillestare deri tani.
“Me të pranuar informatën, Kryeprokurorja ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht ia ka proceduar rastin një prokurori të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm”, u shpreh ai.
Kjo aparaturë raportohet se mund të jetë dëmtuar qëllimisht.