Dëmtohen 11 autobusë të një kompanie në Junik, dëmi arrin vlerën e rreth 50 mijë eurove

Kompania turistike “Juniku Reisen” është përballur me një akt vandalizmi. Ata kanë raportuar në Polici se në parkingun e kompanisë së tyre, iu janë dëmtuar 11 autobusë, Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku…

Lajme

18/08/2025 08:50

Kompania turistike “Juniku Reisen” është përballur me një akt vandalizmi.

Ata kanë raportuar në Polici se në parkingun e kompanisë së tyre, iu janë dëmtuar 11 autobusë,

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka treguar se në parkingun e kompanisë “Juniku Reisen” i janë dëmtuar 11 autobus”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe dëmet vlerësohen të jenë rreth 50 mijë euro.