Dëmtimi i gypit të ujësjellësit lë pa ujë disa zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit, i cili ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës dhe rrethinë. Sipas njoftimit zyrtar, defekti është shkaktuar nga dëmtimi i një gypi me diametër DN 250. Si pasojë, pa ujë kanë mbetur një pjesë…

Lajme

05/05/2025 17:33

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit, i cili ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës dhe rrethinë.

Sipas njoftimit zyrtar, defekti është shkaktuar nga dëmtimi i një gypi me diametër DN 250. Si pasojë, pa ujë kanë mbetur një pjesë e Hajvalisë, Veterniku, Lagjja “Qershia”, Nic, Hana, Qendresa dhe zona të tjera që furnizohen përmes këtij gypi të dëmtuar.

“Sanimi besojmë të përfundojë rreth orës 21:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, e cila njëherësh ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve.