Demolli: Turqia kontribuon në shkollimin e pjesëtareve të FSK-së

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën në takim të përbashkët një delegacion të lartë ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në krye me gjenerallejtënant Erdal Ozturk.

Lajme

22/05/2015 17:11

Ministri Haki Demolli tha se bashkëpunimi ynë në kuadër të marrëveshjes bilaterale, është duke u realizuar në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Demolli në takim gjithashtu, shtoi se ministria për FSK dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë të përkushtuara që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen, duke shpreh mirënjohje për kontributin e gjithanshëmqë Forcat e Armatosura të Turqisë po japin si në shkollimin e pjesëtareve, trajnimin e gjithashtu edhe në mbështetjen me pajisje të nevojshme.

Sipas një komunikate të MFSK-së, Demolli ka shprehur konsideratën për kontributin e palodhshëm të Kontigjentit turk në kuadër të KFOR-it që ka dhënë në sigurinë dhe paqen në vendin tonë.

Nga ana e tij, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pasi qe falënderoj gjeneralin Ozturk për vizitën si dhe për urimin për detyrën e re, atë të Komandantit të FSK-së, tha se Forcat e Armatosura të Turqisë në vazhdimësi kanë treguar që janë partner i rëndësishëmpër FSK-në, dhe se kontributi i Ushtrisë së Turqisë në shumë fusha ka qenë i dobishëm jashtëzakonisht për zhvillim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në veçanti, gjeneral Rama shprehu konsideratë për implementimin e planeve të shkollimit, trajnimit dhe mbështetjes të cilat kanë dalë dhe do të dalin edhe në të ardhmen, bazuar në Marrëveshjen Bilaterale që kemi aktualisht.

Gjithashtu, gjenerallejtënant Erdal Ozturk, shef i Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, tha se Forcat e Armatosura dheMinistria e Mbrojtjes, me gatishmërinë më të madhe ka ofruar kapacitetet e saj në të mirë të zhvillimit profesional e operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne,shtoi gjenerali Ozturk, në bazë të planit dhe Marrëveshjes Bilaterale do të shtojmë angazhimet tona që në të ardhmen të rrisim numrin e trajnimeve dhe fushave të trajnimeve, pastaj do të identifikojmë edhe fusha tjera të nevojshme për mbështetjen tuaj në këtë fazë, por edhe në të ardhmen në ngritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

Pjesë e delegacionit të gjenerallejtënant Erdal Ozturk, ishin edhe gjenerallejtënant Omer Pac, shef i Shëndetësisë në Forcat e Armatosura të Turqisë dhe komandanti i GATA-s(Spital ushtarak), pastaj, kolonel Hasan Aydoglu, atashe ushtarak i Republikës së Turqisë në Kosovë, kolonel Omer Demircioglu dhe kolonel Gyltekin Yarali. (lajmi.net)