Demokracia “sfidon” rritjen ekonomike

Janë regjimet autoritare, me aftësinë e tyre për të imponuar zgjedhje jopopullore, më efektive në gjenerimin e rritjes ekonomike? Ose këtë e bëjnë demokracitë liberale, që me kontrolle dhe balance, prodhojë prosperitet më të madh materialë?

Opinion

24/04/2015 16:53

Gjendja e keqe financiare e vazhdueshme në Evropë, ka rindezur debatin e vjetër se cila formë qeverisjes prodhon performancë më të mirë ekonomike? Janë regjimet autoritare, me aftësinë e tyre për të imponuar zgjedhje jopopullore, më efektive në gjenerimin e rritjes ekonomike? Ose këtë e bëjnë demokracitë liberale, që me kontrolle dhe balance, prodhojë prosperitet më të madh materialë?

Ky është një diskutim ku përpiqen të jepen edhe dëshmi mbështetëse, mirëpo duket se ka oscilime nga njëra anë në tjetrën në dekadat e fundit. Në vitet 1980, Kili shënoi performancë ekonomike nën diktaturën e gjeneralit Augusto Pinocheti. Po ashtu edhe Singapori, edhe pse ka dilema për regjimin e Lee Kuan Yew, por megjithatë autoritar, kishte përformancë mbresëlënëse. Ndërkohë, vendet demokratike të botës së industrializuar luftuar kundër recesionit dhe stagnimit.

Në Evropë, kjo i dha riitje asaj që njihet me termin “Eurosclerosis”. Demokracitë kishin rritje ekonomike të kufizuar, sepse sipas eksperëve, ishin të pambrojtura ndaj interesave të veçanta. Regjimet autoritare, të paktën ato që nuk kanë si qëllim shndërrimin e vendeve të tyre në gërmadha, mund të jenë të pozicionuara më mirë për të zbatuar politika jopopullore, por që sigurojnë suksesin ekonomik afatgjatë.

Kjo pikëpamje u shpërbë me rënien e Murit të Berlinit. Kolapsi i komunizmit dhe heqja dorë nga planifikimi qendror në Evropën Lindore i hapi rrugë një linje të re të të menduarit, pasi një numër i madh i votuesve treguan se ishin të gatshëm për të pranuar sakrifica të përkohshme në qoftë se ata ishin të lidhura me një program të reformës realiste dhe jo të korruptuar.

Në Amerikën Latine, politikanë të krahut të majtë përqafuan parimet e tregut si mënyra më e mirë për të kënaqur aspiratat e votuesve të tyre, dhe rritja rifilloi. Për pjesën më të madhe të viteve 1990, demokracitë duket se kishin sukses dhe mbajnë dorën lartë përballë regjimeve autoritare.

Por lufta vazhdon. Që nga fillimi i këtij shekulli, rritja ekonomik e Kinës ndonjëherë përdoret për të nxjerrë në pah të mirat e autoritarizmit. Suksesi Partisë Komuniste Kineze në lundrimin nëpër turbullirat e krizës ekonomike globale, edhe pse me mëdyshje, ka tërhequr vëmendjen e të tjerëve të cilët do të përpiqen të ndjekin shembullin e saj. Udhëheqësit si Vladimir Putin i Rusisë; Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë; ai i Egjiptit, Abdel Fatah el-Sisi; dhe ai i Hungarisë, Viktor Orbán; pohojnë se çmimi i stabilitetit ekonomik dhe rritjes ekonomike mundet që ndonjëherë të jetë edhe pezullimi i demokracisë.

Kriza me sa duket e pafund e euros ka bërë që disa liderë evropianë të besojnë në këtë pikëpamje. Në fillim të krizës, Jean-Claude Juncker, tani President i Komisionit Evropian, kishte thënë: “Ne të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por ne thjesht nuk e dimë se si të veprojmë pasi ta kemi bërë atë”. Në maj 2010, liderët evropianë vendosën se ata nuk mund të zbatojnë vetë reformat në Greqi, dhe i bënë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar të ndërhyjë, si një burim financiar më shumë se sa si një mekanizëm i disiplinuar. Kohët e fundit, ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schäuble, ngjalli polemika, pasi dukshëm i frymëzuar nga përvoja me Greqinë, tha se “Franca do të jetë shumë e kënaqur nëse dikush mund ta detyrojë parlamentin e saj për të urdhëruar reformën”.

E vërteta, sigurisht, është se sistemet autoritare – pavarësisht sukseseve të tyre afatshkurtra në mbajtjen e linjës kundër politikave të papërgjegjshme – janë të paqëndrueshme në afat të gjatë. Mungesa e llogaridhënies në mënyrë të paevitueshme prodhon korrupsion dhe joefikasitetit – probleme me të cilat Kina tani është duke u përballë gjithnjë e më shumë.

Sfida për demokracitë është që të zhvillojnë mekanizma që mundësojnë vendosjen e politikave të qëndrueshme në afat të gjatë, ndërsa ruajnë procesin demokratik. Konsensusi publik për mbështetjen e reformave të vështira në Evropën Lindore në vitet 1990 tregon se votuesit ishin në gjendje të kuptojnë dhe të pranojnë humbjen, heqjen dorë nga ekonomia pa reforma, kur ata nuk kanë alternativë tjetër të perceptuar. (Gjithashtu, kriza në Greqi tregon se votuesit refuzojnë të bëjnë sakrifica në qoftë se ata mendojnë se ka një mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situatë, që vije nga jashtë).

Debati parlamentar është një mënyrë efektive për të përcaktuar prioritetet afatgjata; por politikanët duhet të sigurojnë që vendimet e marra janë kryer pa ngatërresa të tepruara apo kthim prapa. Si pasojë e depresionit të madh, për shembull, ka pasur një konsensus të përhapur në Shtetet e Bashkuara që ndërhyrja e tepruar e Kongresit ishte përgjegjëse për rritje katastrofale të barrierave të importit sipas Tarifës “Smoot-Hawley”. Politika tregtare që u vendos, iu delegua presidentit, një zyrë mirë e izoluar nga presionet elektorale.

Në mënyrë të ngjashme, debati evropian mbi kornizat e duhura fiskale mund të zgjidhet më së përshtatshmi nga një referendum, pas debatit publik për një strategji të qëndrueshme afatgjate. Por zbatimi i vendimit do të ishte mirë t’iu besohet shteteve anëtare.

Nëse në nivel evropian ose në shtetet anëtare të veçanta, autoriteti për sigurimin e rritjes ekonomike afatgjate duhet të jetë saktësisht dhe në mënyrë të qartë të delegojë përgjegjësitë te agjencitë që kanë legjitimitetin e tyre të dalë nga procesi demokratik, dhe të mbrojtur nga ndikimet. Alternativë e qëndrueshme për vendimmarrje demokratike nuk është autoritarizmi; por i mekanizmave që sigurojnë zbatimin e reformave pa u minuar nga reagimet e nxehta të krizave që mund të paraqiten.

Harold James është profesor i Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Princeton, Profesor i Historisë në Institutin e Universitetit Evropian, Firence, dhe studiues në Qendrën për inovacione Qeverisje Ndërkombëtar.

Të drejtat autoriale: Project Syndicate, 2014, www.project-syndicate.org
lajmi.net është anëtare e rrjetit të Project Syndicate.