Demokracia e Kosovës i reziston ekstremizmit
Si Ministër i Jashtëm i Kosovës, unë nuk jam i kënaqur me rolin që ka luajtur Beogradi në procesin zgjedhor.
Opinion
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ishin një test i mrekullueshëm për qeverisjen demokratike në Kosovë.
Pavarësisht sfidave në komunat veriore, përkushtimi i Kosovës për diversitetin dhe demokracinë, ka bërë që ajo të kalojë testin. Për herë të parë që kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, votuesit në mbarë vendin tonë në mënyrë të lirë kanë zgjedhur liderët e tyre lokalë.
Me një dalje në votim afër 50 për qind, duke përfshirë edhe zonat që janë të banuara me etnitetin serb, pa kërcënim për dhunë, rezultatet zbuluan përparimin e Kosovës drejt një shteti gjithëpërfshirës dhe multietnik.
Për një botë që është shkatërruar nga konfliktet etnike, kontestet kufitare dhe tranzicioneve të vështira për të vetëqeverisur, udhëtimi i Kosovës duhet të ofrojë frymëzim dhe inkurajim. Kosovarët janë përgjithmonë në borxh te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet anëtare të NATO’s, që kontribuan me dhjetëra mijëra trupa në fushatën e Kosovës, duke ndihmuar që të parandalohej spastrimi etnik dhe për të promovuar një demokraci të larmishme.
Zgjedhjet u organizuan në përputhje me ligjet e Kosovës, të mbështetura teknikisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe për herë të parë të monitoruara nga Misioni i Vëzhgimit i Bashkimit Europian. Aderimin tonë në normat demokratike e reflekton orientimi ynë drejt Perëndimit – dhe drejt së ardhmes. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë, por ishte i domosdoshëm.
Duke dalë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe një kohe të gjatë në luftë, gjenocid dhe konflikti etnik, Kosova vazhdon të udhëtojë në një rrugë shkëmbore. Ndërkohë që votimi ishte duke u zhvilluar, incidentet në pjesën veriore të Mitrovicës, të shkaktuara nga grupe kriminale dhe ekstremiste, hodhën një hije të tmerrshme mbi zgjedhjet.
Megjithatë, gjatë fundjavës, kur u mbajtën zgjedhjet, serbët në veri treguan se ata kanë vullnetin dhe dëshirën për të qenë pjesë e procesit të ndërtimit të një Kosove demokratike dhe multietnike.
Unë e admiroj vullnetin e qytetarëve serbë të veriut, vullnetin e tyre për të votuar, pavarësisht kërcënimeve dhe frikësime të vazhdueshme nga ana e ekstremistëve të cilët pretendonin që të flisnin për ta.
Në ndërkohë, ne nuk duhet të harrojmë se rreth 70 për qind e serbëve të Kosovës të cilët jetojnë në jug, kanë qenë pjesë e jetës politike dhe shoqërore të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke kontribuar plotësisht në procesin tonë të shtetndërtimit.
Si rezultat i Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013, të ndërmjetësuar nga BE’ja, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – dhe me angazhimin e qytetarëve të përkatësisë etnike serbe drejt integrimit në shoqërinë tonë – këto zgjedhje kanë shënuar nga një pikë të mirë për të dy vendet, drejtë anëtarësimit në BE.
Megjithatë, ende ka pengesa në rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin tradicionalisht të trazuar.
Si Ministër i Jashtëm i Kosovës, unë nuk jam i kënaqur me rolin që ka luajtur Beogradi në procesin zgjedhor. Është shqetësuese, përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë i kanë konsideruar këto zgjedhje si një mundësi për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të tyre. Gjithashtu, qëndrimi i tyre negativ ndaj pluralizmit politik, siç dëshmohet nga me dekurajimin e komunitetit serb në vendin tonë për të votuar lirshëm, është për të të ardhur keq. Pra, është lidhja mes grupeve radikale dhe shtetit të Serbisë me strukturat paralele që ende tentojnë të veprojnë në Kosovën veriore.
SHBA, Europa dhe gjithë bota kanë një interes shumë të madh në përparimin drejt paqes dhe demokracisë në tërë Ballkanin, për të lejuar këto mundësi, për të ngulfatur obstruksionizmin.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të dërgojë mesazhe të qarta në Beograd se veprimet e tij të fundit janë të papranueshme.
Pavarësisht këtyre pengesave, suksesi i procesit zgjedhor dhe funksionaliteti i plotë i institucioneve tona të lira, i ofron Kosovës mundësinë për të përshpejtuar reformat dhe zbatimin e standardeve në mënyrën më efikase drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Me ndihmën e SHBA’së dhe BE’së, ne mund të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt vendosjes së vendit tonë në mesin e demokracive të tregut të lirë të botës.
(Autori është Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës. Ky tekst është botuar në Revistën e Kongresit Amerikan, The Hill.)