“Dëmi mbi 70 mijë euro” – flet pronari i kompanisë që iu dogj bageri në Mitrovicë

Mbrëmë është djegur një bager i kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje në Mitrovicë. Pronari i kompanisë, Fatmir Behrami, ka konfirmuar se gjatë natës është djegur një bager i firmës së tij. “Po, jemi njoftuar përmes policisë dhe zjarrfikësve. Demi është për mbi 70 mijë euro”, tha Behrami për…

Lajme

26/01/2026 11:47

Mbrëmë është djegur një bager i kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje në Mitrovicë.

Pronari i kompanisë, Fatmir Behrami, ka konfirmuar se gjatë natës është djegur një bager i firmës së tij.

“Po, jemi njoftuar përmes policisë dhe zjarrfikësve. Demi është për mbi 70 mijë euro”, tha Behrami për KP.

Edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar duke dënuar aktin dhe ka theksuar se veprimet e tilla kriminale përbëjnë kërcënim për ata që punojnë që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.

“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale mendojnë se na frikësojnë, gabojnë. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit dhe parregullësisë nuk do të ndalet”, ka shkruar Peci në Facebook.