Demi Lovato ‘fejohet’ në koncert
Një djalosh i vogël i ka kërkuar këngëtare Demi Lovatë që të martohet me të në një mënyrë shumë të lezetshme.

ShowBiz
Derisa po performonte në koncertin e saj të radhës të turneut në Illinois, Demi Lovato ka vërejtur një pllakatë që kishte një mbiskrim interesant në të.
Atë e mbante një djalosh i vogël, 5 vjeçar me emrin Grant i cili e do shumë këngëtaren. Ajo e ka marrë djaloshin në skenë dhe ia ka mundësuar ta bëjë pyetjen para publikut të madh.
Ai është ulur në gjunjë dhe me mikrofonin afër ka bërë pyetjen ‘Demi, a do të martohesh me mua?’. Sigurisht që Lovato, e emocionuar dhe e ngazëllyer ka thënë ‘Po-në’ dhe Grant pasi i ka vendosur unazën me lule, e ka puthur ëmbël në faqe.