Demhasaj për VV-në: Heshtën për kauza kombëtare, tani protestojnë kundër investimeve amerikane -patriotë të Ali Express-it

Analisti Arton Demhasaj ka kritikuar aktivistët dhe zyrtarët e VV-së që po marrin pjesë në protestat kundër Qeverisë Rama në Tiranë. Ai ka vlerësuar së këta njerëz heshtën kur u protestuar në Prishtinë dhe Tiranë për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ata tani…

Lajme

23/06/2026 09:11

Analisti Arton Demhasaj ka kritikuar aktivistët dhe zyrtarët e VV-së që po marrin pjesë në protestat kundër Qeverisë Rama në Tiranë.

Ai ka vlerësuar së këta njerëz heshtën kur u protestuar në Prishtinë dhe Tiranë për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ata tani janë ngritur kundër një investimin amerikan në Shqipëri.

“U mbajtën protesta kombëtare në Prishtinë e Tiranë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së nga padrejtësitë në Hagë. Po ashtu, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u ngritën në protestë për një të drejtë kaq elementare: mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe! Ndërkohë, ku janë “patriotët” e Vetëvendosjes? Pse nuk u panë gjëkundi në këto kauza jetike kombëtare?! ​Por, kur vjen puna për të protestuar në Tiranë kundër investimeve amerikane apo kundër Ramës, këta janë të parët në rresht. Aktivizohen me sekonda për interesa politike.:, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Patriotë të Ali Express-it që rrahin gjoksin vetëm kur u shërben agjendave të tyre të ngushta, por që zhduken kur kombi ka nevojë për unitet dhe mbrojtje të dinjitetit!”, ka shkruar ai.