Demhasaj – Bajqinovcit: Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një “Super Ligë” të mbushur krejtësisht me hajna

Kandidati për deputet nga AAK, Arton Demhasaj ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci i cili tha se “më 9 shkurt, populli do të flasë me votë prapë dhe do t’i shporrë hajnat e dy ligave”. Demhasaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se disa nga këta të cilët Bajqinovci…

Lajme

05/01/2025 17:47

Kandidati për deputet nga AAK, Arton Demhasaj ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci i cili tha se “më 9 shkurt, populli do të flasë me votë prapë dhe do t’i shporrë hajnat e dy ligave”.

Demhasaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se disa nga këta të cilët Bajqinovci i ka quajtur “hajna” janë ndëshkuar nga drejtësia, shkruan lajmi.net.

“Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një “Super Ligë” të mbushur krejtësisht me hajna, si kjo qeveri që po largohet. Më 9 shkurt, populli do të flasë me votë dhe do të konfirmojë atë që ka thënë prej kohësh: Kjo “Super Ligë” hajdutësh nuk do të qeverisë më me jetët tona”, ka shkruar Demhasaj në Facebook. /Lajmi.net/