Dembele, 10 ndeshje moslojë

Mousa Dembele mund të dënohet me 10 ndeshje moslojë nëse shpallet fajtor për sulm ndaj sulmuesit të Chelseas, Diego Costa.

Sport

04/05/2016 13:30

Mesfushori i Tottenhamit, Mousa Dembele mund të dënohet me 10 ndeshje moslojë nëse shpallet fajtor për sulm ndaj sulmuesit të Chelseas, Diego Costa, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Ata u përplasën në takimin mes Tottenhamit dhe Chelseas të hënën mbrëma ku kamerat e xhiruan Dembelen duke e futur një gisht në syrin e kundërshtarit.

Dhe, nëse incidenti konsiderohet si “ngjarje e jashtëzakonshme” nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA), njësoj sikurse tek rasti i kafshimit të famshëm i Luis Suarezit ndaj Branislav Ivanovicit në prill të vitit 2013, Dembele mund të dënohet për një kohë të gjatë prej 10 ndeshjesh.

Tottenham dhe Chelsea barazuan me rezultat 2:2. Dhe, ky rezultat e shpalli Leicester Cityn kampion të ri të Premierligës, dy xhiro para fundit.