Demarkacioni: Të gjithë liderët shtetërorë dhe politikë shkojnë të Apostolova dhe Delawie /FOTO

Takimet nuk kanë të ndalur, pas presidentit përfaqësuesit e partive politike takojnë ambasadorët.

Lajme

16/02/2018 14:44

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thirr në një takim me përfaqësuesit e liderët e vendit, përfaqësuesit e partive politike e ambasadorët.

Kjo thirrje për takim erdhi pasi arritjes së aneks-marrëveshjes për demarkacionin mes presidenti të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, raporton lajmi.net.

Në takim, në objekin e BE-së, ka shkuar presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kryeparlamentari, Kadri Veseli, zv/kryeministri Fatmir Limaj.

Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Ismet Beqiri e Avdullah Hoti nga LDK, Mimoza Kusari e Alternativës, Albin Kurti i Vetëvendosje e të tjerë.

Mirëpo, atje do të jenë edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadori italian dhe ai francez. /Lajmi.net/

28171360_1849260991791807_838522577_o 28171178_1849260971791809_933727664_o 28208511_1849260885125151_1213222057_o 28126067_1849260851791821_256976979_o 28171417_1849259095125330_1856032606_o 28171407_1849259075125332_1367046121_o 28126023_1849257545125485_986885972_o 28170120_1849257371792169_71939717_o 28125812_1849257345125505_917410776_o